Ahmeti-Sobotka: Zgjedhjet do të jenë konform standardave evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar sot takim pune me Kryetarin e Kuvendit Austriak, z. Wolfgang Sobotka.

Marketing

Zoti Ahmeti faleminderoi Kryetarin Sobotka per vizitën dhe shprehu mirënjohje për kontributin auatriak ne vendosjen e paqës në Republikën e Maqedonisë së veriut.

Austria ka patur rol të veçantë nëpërmjet të z. Stefan Lehne dhe kane lënë gjurmë të rëndësishme në këtë vend.

Z. Ahmeti theksoi se objektivi i BDI është Bashkimi Evropian dhe që Austria është përkrahëse e madhe e aspiratave tona.
Ahmeti shprehu bindjen që zgjedhjet do të jenë konform standardeve evropiane dhe le të fitojë më i miri të cilin do ta vlerësojnë qytetarët.

Prioritete tona përfshijnë edhe Marrëveshjen e Prespës, Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë, vetingun për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe vende pune për të gjithë.
Kryetari Sobotka rikonfirmoi përkrahjen e madhe austriake për të ardhmen europiane të vendit tonë.