Ahmeti takon ambasadorin e Francës në RMV Timonie

Kryetari i BDI-së,Ali Ahmeti ka pritur sot ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit prekën çështjet që ndërlidhen me reformat në vijim e sipër, zhvillimet aktuale politike, suksesin e shtetit të së drejtës, marrjen e datës për negociata si dhe zhvillimet në rajon.

Marketing

Të dy palët ranë dakord që takimet e ndërsjella ndihmojnë dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të ndërsjella.
Kryetari Ahmeti e siguroi ambasadorin që do të vijojë me përpjekjet e tij në drejtim të përmbushjes së kërkesave dhe kritereve, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mund të hapërojë në rrugën drejt integrimeve evropiane.