Ahmeti takon Kryeministrin Austriak Kurtz: Koha për Maqedoni euroatlantike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot me Kryeministrin e Austrisë, Sebastian Kurtz.

Marketing

Lideri Ahmeti dhe Kryeministri Kurtz bashkëbiseduan hapur dhe miqësisht për sfidat e Maqedonisë dhe rajonit, me ç’rast Kryeministri Kurtz e theksoi mbështetjen e madhe austriake për integrimin euroatlantik, por edhe nevojën për reforma të mëtejme.

“Miqtë e mirë janë vlerë e veçantë dhe Sebastian Kurtz bënë pjesë në përkrahësit tonë më të mëdhenjë.

Kryeministri austriak rikthehet në Shkup për të na dhënë mbështetje në rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së.

Erdhi koha t’i ecim bashkë edhe hapat e fundit drejt suksesit të dëshiruar, integrimit euroatlantik.” theksoi Ahmeti.

Ahmeti falënderoi Kryeministrin Kurtz për përkrahjen ndaj opcionit progresiv euroatlantik të vendit dhe u zotua që ai dhe BDI do të punojnë me përkushtim për realizim të marrëveshjes, por edhe për reforma të mëtejme.

Marketing