Ahmeti: Të qofsha falë Kosovë, sot e përjetë

“Sot në Prishtinë ndjeva frymën e sakrificës së dhjetra, qindra, mijëra ushtarëve, dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve, patriotëve ndër dekada për të ardhur deri tek dita e ëndërruar e pavarësiaë, e lirisë, e fitores.

Marketing

Por, rrugën tonë të sakrificës dhe të flijimit e bëmë me miq, me dashamirë, me njerëz të drejtë dhe të përkushtuar për drejtësi, demokraci, liri dhe solidaritet, siç ishin dhe janë Presidenti Klinton, Sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt, Gjenerali Vesli Klark, por edhe Sekretarët Solana dhe Robertsoni,, Kryeministri Bler dhe shumë të tjerë.

Gjersa po qëndroja përballë Gjergj Kastriotit dhe krah miqve dhe kontribuesve, me përshkoi një ndjenjë, një kujtesë dhe një mall për të gjithë shokët e mi dhe për ditët, javët, muajt e vitet që ia falëm Kosovës.

Bashkë me ta, ca dëshmorë, ca invalid, e ca veteran, Kosovës ia falim të gjitha vitet tona të përkushtimit dhe jam i sigurtë, që, ashtu si do të thoshte edhe vet Fehmiu, po të kishim edhe nga një jetë do t’ia falim përsëri Kosovës dhe kombit.

Të qofsha falë Kosovës, sot e përjetë.” – thotë Ahmeti

Për më shumë ndiq linkun:

https://m.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/2263428567026998?refsrc=http%3A%2F%2Fbashke.tv%2Fahmeti-te-qofsha-fale-kosove-sot-e-perjete%2F