Ahmeti u drejtohet të rinjve: Të mposhtim bashkë euroskepticizmin duke instaluar vlera

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përmbyllur takimet e saj informative nën moton “Bashkë për në Europë” në Gostivar me takimin që realizoi me Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

Marketing

Të rinjve të pranishëm iu drejtua Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së Avni Rustemi dhe Kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim

Unë i takoj një gjenerate e cila ka qenë e persekutuar, e burgosur, e nënçmuar, e vrarë, e plagosur, i takoj gjeneratës që nga Gjevgjelia e deri në Jesenicë, ku burgjet e Jugosllavisë stërpikeshin me gjakun e asaj rinie, vetëm e vetëm për mendimin që shqiptarët të jenë të lirë me të gjitha vlerat që u takojnë. Pavarësisht skepticizmave, pavarësisht nënçmimeve, ofendimeve, burgosjeve, plagosjeve, vrasjeve, misioni vazhdoi, çmimi po, çmimi i gjakut dhe në saje të atij çmimi sot ne frymojmë lirë, sot ne jemi me flamur kombëtar, sot jemi me tre universitete, gjenerata që i takoj unë asnjëri nuk jemi shkolluar në vendin tonë sepse ju që më shihni mua jam torturuar në UDB-në e Kërçovës vetëm e vetëm pse kërkonim universitet në gjuhën shqipe. 280 student të Universitetit të Prishtinës ishim të nënshkruar për të hapur universitet në Shkup. Tash para nesh është një rrugë që duhet bërë me shumë forcë, me shumë unitet, me shumë komunikim e bashkëpunim. Jemi në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kemi përpara një gurë që duhet lëvizur që nuk është i lehtë, ndryshimet kushtetuese, na duhet një zë unik, na duhet të instalojmë vlera. Nuk është e pabesueshme, të gjitha barrierat u thyen, euroskepticizmat do shkrihen sepse s’kemi alternativë tjetër, ashtu siç ndodhi anëtarësimi në NATO, ashtu do të ndodhë edhe anëtarësimi në Bashkimin Europian.