Në Maqedoni Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka pasur zinxhir komandues. Unë kam pasur intervistë nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, kjo intervistë ka zgjatur 5 ditë dhe të gjithë dokumentacionin kam dorëzuar në këtë tribunal.
Në atë Gjykatë Ndërkombëtare ne kemi fituar edhe në sferën ndërkombëtare gjyqin dhe aso kohe me burg u dënuan Johan Tarçullovski dhe Lube Boshkovski si udhëheqës së policisë së shtetit.
Kështu deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Vizion Plus.