Ahmeti: Veljanovskin nuk e shpëtoi askush, u respektua rregullorja

Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp me gazetarët foli për herë të parë edhe për atë që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i Parlamentit nuk e hodhi në votim heqjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.

Marketing

Ahmeti tha se Veljanovskin nuk e shpëtoi askush, por u respektua rregullorja e kuvendit dhe ligjet në funksion duke mbrojtur kështu në mënyrë të drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit.

Nuk është asnjë fajtor për mosmarrjen e imunitetit të Veljanovskit. Uluni, lexojeni rregulloren, uluni me kryetarin e Kuvendit dhe ju shpjegon rregulloren, sepse përgjegjësinë morale se si drejtohen punët, sepse kryetari i Kuvendit nuk voton në bazë të politikave ditore- tha Ali Ahmeti.