Seanca qeveritare ka kaluar në atmosferë pune, deklaruan zëdhënësit qeveritarë

Si edhe çdo seancë edhe seanca e djeshme ka kaluar në atmosferë pune dhe të gjithë së bashku diskutuan për pikat e rendit të ditës. Në kuadër të Qeverisë marrëdhëniet janë vijuese, u përgjigjën në konferencën e sotme zëdhënësit Mile Boshnjakovski dhe Muhamet Hoxha në pyetjet e gazetarëve se cila është atmosfera midis partnerëve të koalicionit në Qeveri dhe nëse ka tensione për ngjarjet e fundit në burgun e “Shutkës” dhe në Kuvend.

Marketing

Në seancën e djeshme qeveritare është konstatuar dorëheqja e dorëzuar nga drejtori i INP Shkup “Shutkë” Gjoko Kotevski, por ai do të vazhdojë të udhëheqë me institucionin deri në përfundimin e zgjedhjeve presidenciale, informon Boshnjakovski dhe Hoxha, duke elaboruar se dorëheqja është dorëzuar pasi janë shpallur zgjedhjet presidenciale dhe prandaj do të shqyrtohet pas përfundimit të tyre sapo të përfundojë ndalesa për shkarkim dhe emërim, në pajtim me Ligjet për zgjedhjet.

“Drejtori dha dorëheqje, ka arritur në Qeveri. Dorëheqja nuk do të jetë efektuese dhe do të shqyrtohet madje pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, pasi të tilla janë ligjet. Kjo do të thotë se do të mbetet drejtor i institucionit deri në përfundimin e zgjedhjeve”, tha Boshnjakovski.

Lidhur me raportin për ngjarjet në burg, informoi se i është dorëzuar Drejtorisë për sanksione dhe ata si përfundimtar duhet t’ia dorëzojnë Ministrisë së Drejtësisë dhe në bazë të së njëjtit do të formohen konstatime të cilat do të duhet të zbatohen. “Në këtë fazë nuk mund të prejudikojmë se çfarë do të ndodhë”, theksoi Boshnjakovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pushteti nën reforma në burgje mendoi vetëm për sjelljen e Ligjit për amnisti, me qëllim të lirimit të personave të gjykuar para zgjedhjeve Boshnjakovski theksoi se ky ka qenë orientim politik mjaft i qartë i pushtetit të kaluar. Pohon se në vazhdimësi është duke u punuar në kushtet në burgje.

I pyetur nëse Qeveria do të sigurojë para për bllokatorë Boshnjakovski theksoi se Drejtoria për sanksione duhet të dërgojë dokument zyrtar në Qeveri si paketë masash, me ç’rast do të bëjë gjithçka që është në kuadër të kompetencave qeveritare.

Në seancën e djeshme të Qeverisë nuk ka qenë në rend dite dhe nuk është diskutuar për vendimin ligjor të PPS-së, u përgjigj Boshnjakovski në pyetjen nëse ka afat se deri kur duhet të sillet dhe nëse është në përbërje të këtyre ligjeve reformuese. Për më shumë përgjigje lidhur me ligjin për PPTH dhe për PPS udhëzoi për përgjigje në Ministrinë e Drejtësisë.

Ai informoi se në seancën qeveritare janë siguruar mjete për ndarjen e çmimit shtetëror për të drejta të njeriut “Meto Jovanovski” që për herë të parë do të ndahet në Ditën e të drejtave të njeriut më 10 dhjetor.

U pranua edhe informacioni për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë me të cilën fillon hapja e një vendkalimi të ri kufitar tek vendi “Markova noga”.
Zëdhënësi, Muhamet Hoxha informoi se Ylber Sela është emëruar drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. .

Marketing