Ahmeti: Veprimtaria e dëshmorëve të shërbej si udhërëfyes për brezat e ardhshëm

Në 20 vjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit- komandant Kumanova, në Shkup u mbajt një Akademi Përkujtimore nën patronatin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti e me pjesëmarrjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Marketing

Bashkëluftëtarët përkujtuan sakrificën e madhe kombëtare të Ismet Jasharit për çështjen Shqiptare.

“Këto përvjetor sigurisht që zgjojnë ndjenja e dhimbje, kujtime tek familjarët tek bashkëvepruesit ,tek familja por njiherit rrisin edhe krenarin ,kta janë momente reflektimi, kta janë momente që duhet parë se për atë që foli bashkëluftëtari Ftamir Limaj, nuk kanë ardhur si dhuratë nga qielli është dashur mund e sakrificë ,është dashur përpjekje deri në sakrificë, prandaj ne duhet ti kujtojmë të nxjerrim në pah çdo të dhënë nga veprimtaria dhe historia e tyre që brezave të ardhshëm t’iu shërbej si udhërrëfyes dhe të dinë më fortë që ti mbrojnë më fortë vlerat e arritura të lara dhe të lara dhe të vulosura me gjak”, u shpreh bashkëluftëtari Ali Ahmeti.

“Ia kemi borxh historisë sonë, ia kemi borxh fëmijëve tanë, ia kemi borxh fëmijëve të dëshmorëve tanë, që të përcjellim kujtimet për heronjtë dhe ne do ta bëjmë këtë”, theksoi bashkëluftëtari Fatmir Limaj.

Familjarët e Komandant Kumanovës, premtuan përkrahje për çdo vendim të politikanëve që bëhet në të mirë të popullit e të kujtimit të atyre që dhanë jetën.

“Jemi në një udhëkryq, edhe vet e shohim, do t’ju përkrahim maksimalisht për të vetmen arsye që të prijnë përpara, çdo vendim i juaji pozitiv në të mirë të kombit do të na bënte krenar neve dhe gjithë ata që sakrifikuan por edhe ata që nuk janë në mesin ton”, u shpreh nipi i Ismet Jasharit, Lirim Jashari.

Të pranishëm në këtë Akademi përkujtimore, ishin edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës e Kosova si dhe njohës të veprës dhe sakrificës së lavdishme të Komandant Kumanovës.