Ahmeti: Veting gjithëpërfshirës për drejtësi të besueshme

Vendosja e standardeve, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritet për vendin, theksoi edhe mbrëmë në Gostivar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Sipas tij, nuk korrupton pushteti, por frika nga humbja e tij.

Marketing

Theksoi se pa anëtarësim në BE, vështirë e kemi ndaljen e largimit të qytetarëve që kërkojnë një jetë më të mirë dhe kërkoi që në idenë e vetingut gjithëpërfshirës, t’i bashkangjiten edhe partitë e tjera.

“Ne duam drejtësi të skanuar, bukur mirë të filtruar që të jetë kredibile dhe e besueshme për vendimet që merren. Dhe për të fituar këtë, ne kemi thirrur edhe partitë tjera që të gjejnë rrugëtim të përbashkët që domosdoshmërish vetingun ta fillojmë dhe me ndershmëri të mbarojmë, sepse kështu mund të ecim përpara dhe atë në skanim të vëmë çdo politikan, çdo ligjvënës dhe ligjzbatues e çdo funksionar nga niveli qendror në atë lokal.”, – deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lideri i BDI- së në disa raste ka pohuar se Integrimi i vendit në BE është ideal mbi ideale dhe ëndërr e shumë gjeneratave, prandaj sipas tij në të gjitha takimet me qytetarët, por edhe me faktorin politik në vend, dhe jashtë duhet të lëshohet kjo porosi, se RMV nuk ka kohë për avatura politike, sepse para nesh qëndrojnë ndryshimet Kushtetuese të cilat kanë afatin e caktuar se kur duhet realizuar dhe me këtë do ta vazhdojmë rrugën eurointegruese të vendit, por edhe vet takimet e Ahmetit me strukturat partiake titullohen “Bashkë për në Evropë”.