Lideri i BDI, Ali Ahmeti ka kujtuar sot 23 vjetorin e rënies heroike të heronjëve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci, njofton Observeri – Maqedoni
“Vitet ikin por veprimtaria e Fehmi e Xhevë Lladrovcit nuk do të harrohet kurrë. Edhe 23 vite pas rënies së tyre heroike, ideali i tyre për çlirimin dhe lirinë e popullit mbetet i freskët si sot. Xheva e Fehmiu e deshtën lirinë më shumë se jetën, unë por edhe gjithë shqiptarët do t’i kujtojmë përjetësisht. Lavdi veprës së Fehmiut dhe Xhevës”, kujton bashkëveprimtarët e tij, lideri i BDI, Ali Ahmeti në një status në Fejsbuk.