Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re të Kosovës mes Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis VV dhe LDK të arritur nga Kurti dhe Mustafa. Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalë nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve. Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë”, theksohet në urimin e Ahmetit në profilin e tij në Fejsbuk.
Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z….
Publiée par Ali Ahmeti sur Dimanche 2 février 2020