Ahmeti:Procesi eurointegrues dhe marrëveshjet dypalëshe punë e kryer, BDI do t’i respektojë ato

Lideri i BDi-së Ali Ahmeti nl kongresin e partisë të mbajtur të shtunën në Shkup, foli edhe për planin e jashtëm, procesin eurointegrues dhe marrëveshjet dypalëshe . Ahmeti tha se marëveshjet e Prespës dhe Marrëveshjet për fqinjësi të mirë, dhe se ato janë punë e kryer dhe BDI do t’i respektojë ato.

Marketing

“Punët që na presin edhe nuk janë të vogla. Ne na mbetet që të jemi të fortë, të paluhatshëm në drejtim të respektimit të plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Të respektojmë dhe respektojmë Marrëveshjen e Prespës si dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Nuk ka kthim pas”, tha Ahmeti.