Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq ka ofenduar ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, për arsye se ki i fundit, ka njoftuar për bojkotin që ja bëri Maqedonia e Veriut, ndarjes së çmimit për Nobel, shkrimtarit austriak Peter Handke.
Bogdanoviq në rrjetin social fejsbuk, ka shpërndarë një lidhje ku ia uron çmimin ndërsa më pas kanë pasuar komente me pyetje së përse Nikolla Dimitrov dhe Maqedonia kanë bojkotuar mbrëmjen ku është ndarë çmimi, shkruan Sloboden Peçat.
“Sepse ai është idiot”, ka shkruar Bogdanoviq, ndërsa më vonë e ka korrigjuar komentin, duke pyetur “E pse?”.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut iu bashkëngjit thirrjes së Kosovës për të bojkotuar ndarjen e çmimit një personi i cili ka qenë përkrahës i regjimit të Millosheviqit.
Përvec Maqedonisë së Veriut, këtë mbrëmje e bojkotuan Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Kroacia dhe Afganistani.