“Ai është një bandit, mos negocioni me Putinin”, oligarku rus paralajmëron Europën

Udhëheqësit europianë duhet të shmangin gabimin e negocimit për përfundimin e luftës në Ukrainë me Vladimir Putin, sepse “ai nuk është një burrë shteti, por një bandit”, sipas mediave të huaja.

Marketing

Ky është paralajmërimi i Mikhail Khodorkovsky, biznesmeni që dikur konsiderohej njeriu më i pasur në Rusi dhe sot është një kritik kryesor i presidentit të vendit. Që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, disa liderë, veçanërisht presidenti Emmanuel Macron i Francës, kanë biseduar me Putinin në një përpjekje për të ndryshuar mendjen e tij, por pa dobi.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel po ashtu kanë biseduar me homologun e tyre rus. Kancelari austriak Karl Nehammer madje udhëtoi në Moskë për t’u takuar personalisht me Putinin.

Kjo fushatë diplomatike është kritikuar ashpër nga presidenti ukrainas Volodymr Zelensky, si dhe nga Polonia dhe shtetet baltike.

“Udhëheqësit e vendeve të mëdha europiane ende besojnë se mund të negociojnë me Putinin pa demonstruar forcën e tyre dhe se ata mund të bisedojnë me të nga ajo që ai e percepton si një pozicion të dobët.

Dhe ky është një gabim dramatik, sepse ai nuk është një burrë shteti si ata nuk janë veçse një bandit. Dhe çfarë bën një bandit në këtë lloj situate kur e konsideron veten të fortë dhe kur shtyhet të bëjë një hap drejt tyre?, tha një intervistë me Mikhail Khodorkovsky.