‘Ai po vjen si Po vjen Ai’!

‘Ai po vjen’ është slogani më i ri i integristëve i lansuar së fundmi në media para opinionit publik se gjasme po vjen kyministri i parë shqiptar në historinë e ‘drzhavës Severna’

Marketing

Ai po vjen si një kryeministër teknik në fund të mandatit të kësaj qeverie hienash, ku titistët e rinj të SDSM-së do t’i kufizojnë atij kompetencat e vendimarrjeve të rëndësishme duke i lënë vetëm ato të parëndësishme për 100 e qeverisjes në bordelon qeveritare.

‘Ai po vjen’ si kryeministër teknik dhe komedia ‘Po vjen ai’ me protagonist xhaxhi Vanin janë të përputhshëm në paraqitje dhe në formë, ku ‘Ai po vjen’ do të bëhet kryeministër teknik vetëm për një kohë të caktuar që nuk do t’i shërbej qytetarëve por politikës, ashtu siç ndodhi me xhaxhi Vanin te komedia ‘Po vjen Ai’, si biznesmen i suksesshëm për disa muaj që u katandis shumë shpejt me një fund tragjik.

Komedia shqiptare ‘Po vjen Ai’ është transmetuar gjate vitit 1999, si vazhdim i komedisë teatrore ‘Pallati 176’. Aty tregohen bëmat e Jovan Bregut, i cili nga një magazinier i thjeshtë, u bë një biznesmen i madh, por që përfundon shumë keq.

Ndaj dhe kryeministri ynë( xhaxhi Vani) teknik vjen vetëm sa për dekor si shqiptari i parë në krye të qeverisë së ‘drzhavës Severna’, por që në fakt Ai do të jetë kuklla me bateri në duar të SDSM-së për 100 ditë në krye të qeverisë, ku shqiptarët nuk do të përfitojnë asnjë leverdi nga ai post i lakmuar nga integristët e babëzitur veç figurës si kryeministër pa kompetenca!

‘Ai po vjen dhe Po vjen Ai’ janë analoge dhe kanë të njëjtin fat pasi të dy personazhet për një periudhë të shkurtër kohore përfundojnë misionin e tyre pa sukses, ku xhaxhi Vani përfundoi në çmendinë ndërsa kryeministri ynë teknik do të hy e do të dalë nga bordeloja qeveritare pa u vërejtur nga askush!