Aziri riemërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës

Sot (17.07), me vendim të ministrit të Kulturës z.Hysni Ismaili, Valmir Aziri riemërohet sekretar shtetëror
në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sekretari Aziri u shpreh se është privilegj i tij që të vazhdojë të jetë në shërbim të komunitetit artistik,
kolegëve të Ministrisë së Kulturës dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe potencoi
që ngelen të përkushtuar në përpjekjet e tyre që Ministria e Kulturës të jetë adresa e të gjithëve si dhe
administrata e kësaj ministrie të jetë në shërbim të qytetarëve.
Gjithashtu ai theksoi që sëbashku me ministrin e Kulturës, z.Hysni Ismaili do të mundohen që të gjitha
vërejtjet dhe sygjerimet e dalura nga takimet e deri tanishme me komunitetin artistik t’i inkorporojmë
në praktikë.

Marketing
Marketing