Ajax po bëjnë plane duke u mbështetur në të ardhurat e De Jond dhe De Ligt

Duket se Ajax Amsterdam tashmë janë të gatshëm të lirojnë Frenkie de Jong dhe Matthijs De Ligt.

Marketing

Drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka disa plane në kokën e tij, e këto plane ai synon t’i realizojë me të ardhurat e fituara nga dyshja e skuadrës, shkruan “Mundo Deportivo”.

Frenkie de Jong kërkohet me ngulm nga skuadrat si Barcelona, PSG e Manchester City.

Lojtari thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me gjigantët katalanë, dhe mbetet të shihet nëse kalimin në “Camp Nou” do ta kryej në janar.

Matthijs De Ligt në anën tjetër është thënë se me gjasë mund të kalojë në Juventus, ku atje shihet si zëvendësuesi ideal i Giorgio Chiellinit.

Kështu, Overmars si drejtor sportiv i skuadrës më të madhe holandeze, ka bërë të ditur se financat janë pjesë kryesore ditëve të sotshme në futboll, duke bërë të qartë se ata janë të gatshëm të lirojnë talentët premtues.

Marketing