Ajdini: Mediat tu përmbahen rregullave gjatë punës së tyre

Në ndërkohë anëtari i Këshillit i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Selver Ajdini në intervistën javore në TVM2.

Marketing

Në ndërkohë anëtari i Këshillit i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Selver Ajdini në intervistën javore në TVM2, ju rikujton ti gjitha mediave që nga nesër me fillim të fushatës zgjedhore të raportojnë sipas rregullave etike, morale dhe gazetareske.

Ai thotë se deri tani nuk janë bërë shkelje të mëdha, por rikujton përfaqësuesve të mediave se gjobat janë të mëdha dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin. Intervista e plotë me Ajdini mund të ndiqni pas ditarit qendror.

“Mediat duhet të sillen konform normave morale dhe ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele, ligji për media dhe ligji për zgjedhjet. Edhe kësaj radhe sikur në vitin 2017 strikt janë caktuar gjobat, sepse nëse bëhet ndonjë shkelje, nga Kodi Zgjedhor, atëherë agjencia në mënyrë strikte dhe precize Brenda 48 orëve do të duhet të ngris padi pranë gjykatës kompetente, ndërsa gjykata kompetente brenda 48 orëve duhet të sjell vendimin, kështu që mediat nuk kanë shumë hapësirë për tu korrigjuar”, tha Selver Ajdini, anëtar i këshillit i ASHAA-së.