Ajri i ndotur edhe sot në Shkup dhe të gjitha qytetet më të mëdha në Maqedoni

Ajri në Shkup edhe sot është i ndotur. Përqendrimet e PM grimcave prej mbrëmë janë mbi 200 mikrogramë, duke arritur edhe deri 588 mikrogramë në një metër kub.

Marketing

Në Qendër prej mbrëmë në ora 22 është mbi 200 mikrogramë dhe lëviz prej 233 deri 357 mikrogramë në ora 1 pas mesnatës.
Në Karposh përqendrimet mbi 200 janë të pranishme nga ora 18, ndërsa më e larta prej 433 ka qenë në ora 21.

Në stacionin për matjen e cilësisë së ajrit te Rektorati janë evidentuar përqendrime mbi 200 mikrogramë nga ora 16 dje. Në ora 2 pas mesnate kanë arritur deri 390 mikrogramë.
Në Butel në stacionin matës mbi 200 mikrogramë janë vërejtur nga mesnata, ndërsa më ndotur ka qenë në ora 17 dje me 315 mikrogramë në një metër kub.

Ajri më i ndotur ka qenë në Milladinovc me 588 mikrogramë të matura mbrëmë në ora 20.

Matjet e fundit tregojnë përqëndrime të 137 mikrogramë në Butel, 159 në Milladinovc, 209 në Karposh, 238 te Rektorati dhe 243 në Qendër.

Përqendrime prej 206 dhe 233 miikrogramë ka pasur në mesditë në Karposh dhe te Rektorati në Shkup.
Që të aktivizohen masat e nevojshme, duhet që tejkalime të tilla prej 200 mikrogramëve në një metër kub në dy stacione matëse të ketë në dy ditë të njëpasnjëshme.

I ndotur është ajri edhe në qytetet tjera më të mëdha në Maqedoni. Në Manastir janë matur përqëndrime të MP 10 grimcave prej 149, Kërçovë 144, Tetovë 154, Kavadar 129, Kumanovë 147 dhe Strumicë 142 mikrogramë në një metër kub.