Ajri i ndotur, rritet numri i pacientëve nëpër spitale

Ndotja e ajrit ka vështirësur gjendje shëndetëore të pacientëve që kanë problem me sistemin respirator, por edhe të personave që nuk kanë patur probleme të tilla me herët. Numri i pacientëve të hospitalizohuar në repartin e pulmologjisë është rritur dukshëm ditëve të fundit. Shumica e pacientëve ankohen për vështirësi në frymarrje.

Marketing

“Pjesa më e madhe e pacientëve kanë sëmundje kronike, sidomos në sistemin respirastor, si: smundjet kronike acute, bronhit, asmatikët, smundjet e mushkërive të bardha, këto persona kanë problem më të theksuara gjatë kësa periudhe. Kjo nuk do të thotë se personat që gëzojnë shëndet të plotë nuk kanë problem të tilla gjatë periudhava të ndotjes. Ndodh që të vijnë pacient që nuk kanë pasur më herët problem me sistemin respirator, por për shkak të ndotjes edhe të ata shfaqen problem.”, tha Gjorgji Karamanovski, mjek në ndihmën e shpejtë.

Kategoria me e rrezikuar mbeten fëmijët, të cilët kanë imunitet të dobët.

“Apsolutisht është e rrzikshme, sepse fëmijët kanë imunitet të dobët sidmos më të vegjëlit ose ato fëmijë që më herët kanë pasur ndezje në mushkëri apo bronhit. Gjatë kësaj periudhe, sidomos kur niveli i ndotjes së ajrit është teper i lartë nuk duhet të nxirren fëmijët jasht. Nëse duan të dalin, duhet të zgjedhin vendin ku ka ajër të pastër, në Shkup ajër më i pastër është në malin Vondno.”, tha Karamanovski.

Maqedonia e Veriut është radhitur këto ditë në krye të listës së vendeve me ajërin më të të ndotur në botë.

Marketing