Akademi përkujtimore “Drejt amanetit të Bacës Beqë”

Në akademinë përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të rënies së heroit kombëtar Beqir Limani në sheshin “Skederbeu”, u përkujtua veprimtaria për liri e heroit nga Kërçova Beqir LImani.

Marketing

Familjarët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Beqir Limanit si dhe qytetarë të ardhur nga mbarë trojet shqiptare, lartë vlerësuan kontributin dhe sakrificën e Beqir Limanit në luftën dhe përpjekjet e tij për liri, pavarësi dhe realizim të të drejtave të shqiptarëve.

“Këtu në këtë memorial janë të pranishëm figurat që i deshi Beqir Limani, këtu në këtë memorial është e tërë ajo histori që na e mbajti shpirtin gjallë dhe e burgosi mu pikërisht Beqir Limanin dhe ai nuk e dinte se një ditë do të përjetësohet bashkë me tërë historinë e kombit. Ai ishte i vendosur që mos të dorëzohet kurrë”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Detyrimi ndaj prindërve dhe atdheut nuk përfundon kurrë. 19 vite u jam faleminderues, 19 vite u jam mirënjohur deri në përulje, 19 keni ndarë bashkë me ne dhimbjet nga plagët e marra si familje më 18 shtator të vitit 1998 dhe sot me rastin e shënimit të 20 vjetorit ndjej krenari si në kohën e veprimtarisë së përbashkët”, theksoi djali i Beqir Limanit, Fatmir Limani.

“E gjithë komuna jonë është e nderuar që kjo akademi sot mbahet këtu. Vendimi për të mbajtur akademinë përkujtimore këtu është shumë i qëlluar, është i qëlluar pasi sheshi na gërsheton të kaluarën dhe të ardhmen. Sheshi i “Skënderbeut” këtu grumbullon figurat e ndritshme të kombit tonë”, u shpreh kryetari i kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Shokët e tij të idealit theksuan se Beqir Limani me plot përgjegjësi dhe përkushtim i kryente detyrat e marra nga LPK dhe UÇK.

“Për njerëzit si Beqir Limani të cilët me veprën e tyre jetësore do të shërbejnë gjithmonë brezave të ri të kombit si një shëmbëlltyrë për një të ardhme të ndritur”, u shpreh bashkëluftëtari i Beqir Limanit, Fatmir Arifi.

“Ne shokët e Beqir Limanit i presim dy gjëra. E para, të ndriçohen rrethanat në të cilat u sulmua Beqir Limani dhe fajtori të nxirret para drejtësisë. E dyta, është ngritja edhe e një shtatore me figurën e Beqir Limanit që do ti bënte nder Shkupit për të përjetësuar shpirtin e bardhë liridashës”, theksoi sekretar ii LPK-së, Emrush Xhemajli.
Manifestimi në nder të Beqir Limanit u begatua me poezi, këngë dhe valle folklorike.

Marketing