Akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit- Beqir Limani

Sot, në “Sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u mbajtë konferencë për shtyp, për t’u shpalosur programi i Organizimit të Përvjetorit Përkujtimorë, kushtuar 20 vjetorit të rënies së Heroit Beqir Limani.

Marketing

Kryetari i Këshillit Organizativ-Luan Veliu mes tjeratsh do të thoshte;

“Figura e Bacës Beqë ishte mbarëkombëtare dhe si i tillë që ishte përbërja e Këshillit Organizativ është gjithëpërfshirëse, bazuar në hapsirat dhe figurat me të cilat vepronte-Heroi. Do të thotë: Këshilli është në përbërje me veprimtarë dhe luftëtarë nga Presheva, Kosova, Shqipëria, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga e Manastiri….”!

Kryetari i Komunës së Çairit si nikoçir mes tjerash tha:

“Është nderë dhe krenari për mua që kjo Akademi organizohet në “Sheshin Skënderbe”, projekt që është ide e Ali Ahmetit, i cili është edhe bashkëveprimtarë i Heroit Beqir Limani. Me këtë rast dua t’u them se i tërë ky Manifest organizohet nën mbikëqyrjen e Ali Ahmetit, por në këtë rast si udhëheqës ushtarak dhe asesi si udhëheqës politik…”

Limani me këtë rast falenderoi mediat e shkruara dhe elektronike si dhe të gjithë ata që nderuan familjen e tij, por edhe prindin në këto dy-dekada…

Konferenca për shtyp, u përmbyllë me njoftimin dhe apelin që të marrin pjesē të gjithë atdhetarë, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë nga të gjitha hapsirat shqiptare…

Këshilli Organizativ, për Organizimin dhe shënimin e 20 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit- Beqir Limani.

 

Limani: Betimet janë bërë për një luftë për bashkim kombëtar

Limani: Betimet janë bërë për një luftë për bashkim kombëtar

Publiée par TV21 sur Vendredi 14 septembre 2018

Marketing