Me rastin e “30 vjetorit të rënies së Dëshmorit të Kombit Halil Latifi” në Teatrin Shqiptar sonte u realizua Akademi Përkujtimore nën organizimin e Komunës së Sarajit.
Të pranishëm në këtë eveniment të “30 vjetorit të rënies së Dëshmorit Halil Latifi” ishin kryetari i ShVL-së z.Fazli Veliu-Daja, kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti, kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti, historianë profesor universitar, familjarë të Dëshmorit “Halil Latifi” dhe shumë bashkëveprimtar të kauzës kombëtare që vepruan bashkë në atë kohë.