Akademi përkujtimore për profesor Again, Veprat e tij udhërrëfyes për brezat e rinjë

Profesor Adnan Agai njihet si njëri nga përfaqësuesit më të denjë të arsimit në gjuhën shqipe që nga periudha e pasluftës, u tha në Akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së tij. Edhe pse i diferencuar nga regjimi komunist si i papërshtatshëm ideologjikisht ai asnjëherë nuk mbolli urrejtje dhe nacionalizëm te fëmijët e tij.

Marketing

“Babi dhe nëna nuk kanë bërë asgjë të keqe, një ditë do ta kuptoni dhe ju. Ata që na dënuan nuk na kuptuan, por një ditë do ta mbajnë në dorë fjalorin që e shkruaj sot dhe do ta mësojnë gjuhën e bukur shqipe.”, – u shpreh e bija e Adnan Agait, Teuta Agai.

“Të mos ndihemi të nënçmuar, por edhe të mos i urrejmë ata që na kanë bërë keq. Me këto dy premise na mundësoi të përparojmë në jetë në karrierë, pa marrë parasysh a jemi në Shkup, Beograd, Zagreb e gjetkë.”, – theksoi i biri i Adnan Agait, Lulzim Agai.

Agai me heroizëm përballoi çdo sfidë duke punuar edhe zanat për të siguruar mbijetesën e familjes, por edhe duke u shpërngulur në Prishtinë dhe Amerikë, u tha me këtë rast.

“Këtyre kapitujve të jetës profesor Adnani u ka bërë ballë duke pasur motiv të fortë ekzistencial dhe intelektual që familjes së tij t’u sigurojë kushte mbijetese dhe të mos ua ndal hovin e ngritjes intelektuale.” – u shpreh publicisti, Daut Dauti.

“Fjala pishtar i arsimit është fjala më e qëlluar ose prijës i plejadës së atyre që janë përpjekur me zemër, mish dhe shpirt të japin sa më shumë për të ardhmen me dëshirë të flaktë që ne shqiptarët t’u afrohemi shteteve të përparuara të botës.”, – tha shkrimtari, Fejzi Bojku.

“Veprat e shumta që jam i bindur se shumë prej nesh i kemi vendosur në sirtarët e shtëpive tona që i solli bashkë me bashkudhëtaren e jetës zonjën Kimete do të mbeten dëshmia më e mirë e ekzistimit dhe kontributit të profesor Adnanit.”, – u shpreh Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Agai ishte autor i librit të leximit, fjalorin e emrave të përveçëm, fjalorin shqip-maqedonisht, si dhe përkthyes i veprave të autorëve të huaj.