Kongresi I Manastirit është një nga ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve gjatë shekullit XX, ku përveç që u unifikua alfabeti, shqiptarët vetëpërcaktuan drejtimin e tyre kah vlerat perendimore, u tha me rastin e akademisë shkencore 112 vjet nga kongresi I Manastirt, organizuar nga ITKSH. Gjuha shqipe që prej atëherë përjetoi shumë sfida dhe rreziqe, por autoritetet apelojnë që të ruhet gjuha standarde shqipe e cila kohës së fundit është e rrezikuar nga ndërkombëtarizmat.
“Duhet të jemi vigjilent, secili në pjesën e vet të fushëveprimit, këtu së pari kam ndërmend veten dhe përfaqsuesit tjerë politik që aktualisht jemi ose do të bëhemi në të ardhmen pjesë e pushtetit legjislativ dhe që mund të ndryshojmë, plotësojmë dhe përmirësojmë mbështetjen ligjore për ruajtjen e gjuhës standarde”, theksoi kryetari i kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
“Shqipëria e ka Vlorën e pavarësisë, Kosova e ka Prizrenin e lidhjes, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e ka kongresin e Manastirit, andaj në frymën e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, unë sot kam shprsë se ne shqiptarët dijmë të bashkëpunojmë mes vete, por edhe të bashkëpunojmë edhe me kombe tjera dhe të komunikojmë me empati edhe me kombin maqedonas”, theksoi drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani.
“Kongresi i Manastirit është vetvetiu një simbolikë e veçantë, për arsye se që nga ajo ditë kur mbizotroi fryma e unitetit shqiptarë, u bë udhërrëfyes për shumë beteja të mëvonshme, duke shë[rbyer si shembull pozitiv se si mudnt ë bëhen shumë gjëra të mëdha me anë të mirëkuoptimit dhe bashkimit”, u shpreh drejtori i agjencionit për zbatimin e gjuhëve Ylber Sela.
Por krahas asaj që 112 vite më parë u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, nxënësit në Maqedoni të Veriut vazhdojnë të mësojnë pa abetaren e unifikuar shqiptare. Zv ministri i arsimit jep lajmin se nga viti i ri shkollor edhe nxënësit shqiptarë të vendit tonë do të punojnë me abetaren që përdoret në Kosovë dhe Shqipëri.
“Kam kënaqësinëe veçantë që me këtë rast të paralajmëroj shpresën dhe dëshirën e kahmotshme të nxënësve shqiptar, abetarja e unifikuar të bëhet realitet. Ajo shpresojmë të jetë në përdorim nga shtatori i ardhshëm, përkatësisht nga viti i ardhshëm shkollor”, theksoi zv/ministri i arsimit Arafat Shabani.
Aktivitetet e manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit” do të kulmojnë të diellën me përkujtimin e zonjës së parë të alfabetit Parashqevi Qiriazi. Me atë rsat, do të promovohet libri me dokumente “Ditari i Parashqevi Qiriazi”, si dhe filmi dokumentar për në UNESCO.