Akademikët pro ndryshimeve Kushtetuese

Akademikët vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese duhet të mbështeten nga deputetët në Kuvend dhe në këtë mënyrë të mos lihet hapësirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Marketing

Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) Taki Fiti, vlerëson se zgjedhjet janë humbje ekonomike për Maqedoninë, duke shtuar se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE është e vetmja mënyrë për rritjen e stabilitetit, sigurisë dhe ekonomisë në vend.

Ish-kryetari i ASHAM-it Vllado Kambovski theksoi se 4 amendamentet e propozuara nga Qeveria për ndryshime kushtetuese janë në përputhshmëri me atë që shkruhet në Marrëveshjen me Greqinë dhe me të drejtat themelor të njeriut. Kambovski bëri thirrje që deputetët të marrin vendime personale në të mirë të ardhmërisë dhe të mos ndikohen nga partitë.

Këto vlerësime u thanë gjatë shënimit të 51 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Marketing