Xhudistët e Kosovës janë duke shkëlqyer në Grand Slamin e Parisit.
Akil Gjakova me katër fitore arriti në finalen e kategorisë -73 kg.
Distria Krasniqi po lufton për të bronztën në kategorinë -52 kg, ndërsa Nora Gjakova të njëjtën medalje e kërkon në kategorinë e re për të, atë -63 kg.
Luftërat për medalje zhvillohen prej orës 17:00.