Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Lojërave Olimpike, pasi u mposht nnga japonezi Soichi Hashimoto në repesazh.
Fillimisht, xhudisti nga Peja që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin – me anë të Ippon-it.
Në raundin e dytë, Akili ia doli të mposhte austriakun Samuel Gassner edhe kësaj here me Ippon, për të vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.
Në rrethin e tretë, Gjakova e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden Score’.
Italiani mori tri gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, xhudisti ynë u ndesh me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov – por që pësoi disfatë në “Golden Score”.
Në repesazh, Akili nuk ia doli të triumfonte përballë japonezit Soichi Hashimoto, pasi u mposht me Waza-ari.
Kujtojmë se Distria Krasniqi ia doli t’ia fitonte vendit tonë medaljen e argjendtë, ndërsa shpresojmë që garuesit e tjerë të na sjellin medalje të tjera në ditët e ardhshme.