‘Aksident’, Butrint Imeri përfundon në spital

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndan me fansat postime nga më të ndryshme.

Marketing

Ai shpesh jep informata rreth projekteve e koncerteve, ndërkohë që së fundmi ka treguar për një problem shëndetësor.

Në disa postime që ka shpërndarë në InstaStory, artisti 25-vjeçar tregon se ka përfunduar në spital si pasojë e asaj që ka lënduar këmbën e djathtë.

“Aksident”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit teksa nuk ka sqaruar më shumë se si ndodhi.

Në një tjetër postim të shpërndarë në rrjete sociale, krijuesi i hitit “Corazon” shfaqet duke bërë një test PCR.

Sido që të jetë, ai këtë periudhë ka qenë shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore jashtë trojeve shqiptare.

Sa i përket prurjeve të reja, Imeri është duke e shijuar ende suksesin e “Corazon” me afro 40 milionë klikime në YouTube.