Një aksident automobilistik ka rezultuar fatal për dy vëllezër shqiptarë me banim në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Chessas në Itali, ndërsa mediat vendase nuk bëjnë me dije identitetet e dy viktimave.
Të dy jetonin në Arcille prej shumë vitesh. Ata janë të moshës 44 dhe 37 vjeç. Më i vogli mësohet se ishte baba i dy fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Ndërsa vëllai tjetër kishte 3 fëmijë.
Dy vëllezërit po shkonin për në punë, kur u përplasën me një tjetër makinë. Përplasja ishte kaq e fortë sa të dyja makinat që u përfshinë në aksident përfunduan jashtë rruge. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person i tretë, një 28-vjeçar po shqiptar, i cili mësohet se ndodhet në spital.