Aksident i rëndë afër Mlladenovcit – shoferi i veturës humbi jetën nga përplasja me autobusin, 30 të lënduar

Shoferi i një automjeti ka humbur jetën nga përplasja me një autobus afër Pozharevcit të Vogël, në Serbinë fqinje.

Marketing

Më shumë se 30 persona janë lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren. Shumica e të plagosurve kanë pësuar lëndime të lehta.

Aksidenti ka ndodhur sot në ora 05:40 të mëngjesit, në rrugën që të çon nga Mlladenovci në autostradë, në hyrje të Pozharevcit të Vogël, ku autobusi i linjës lokale “493”, u përplas me një veturë.

Marketing