Katër persona janë shtruar në spitalin e Gostivarit me lëndime që i kanë marrë në aksidentin në të cilin janë përplasur dy automjete në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.
Sipas SPB Tetovë, sot rreth orës 12 e 30 minuta, është denoncuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete “fiat bravo” me targa të Shkupit dhe një “shevrolet spark” me targa të Ohrit.
Janë lënduar katër persona, tre nga “shevroleti” dhe një nga “fiati” , të cilët menjëherë janë dërguar në Spitlain e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për dhënien e ndihmës mjekësore.
Në vijim kryhet ekspertiza nga Stacioni policor i Gostivarit. .