Aksident i rëndë në aksin Prishtinë-Pejë, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në afërsi të Sllatinës në aksin Prishtinë-Pejë ku një automjet është përmbysur, ndërsa në të udhëtonin 5 persona.

Marketing

“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56, policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë një veturë në të cilin gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident”, ka njoftuar policia.

Më tej shtohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.

“Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Marketing