Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”- Përplasen dy kamioneta

Dy kamioneta janë përplasur mes vete në autostradën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Mazgit, shkruan Insajderi.

Marketing

Nga pamjet e publikuara shihet se ka dëme të mëdha materiale por, policia tha se nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht, deri në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar.

“Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hoxha.