Pasdite, në dalje të Dibrës në aksin rrugor Dibër – Strugë, në afërsi të objektit të ish Elektrodistribuimit ka ndodhur një aksident i rëndë, në të cilën janë lënduar 7 persona, dy më rëndë.
Në aksident kanë marrë pjesë dy vetura, njëra nga Dibra, tjertra nga fshati Novak i Qendrës Zhupë.
“Pas denoncimit menjëherë kemi dërguar ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes. Janë lënduar 7 persona, dy prej tyre më rëndë, ndërsa 5 të tjerët janë me lëndime të lehta. Të gjithëve u është dhënë ndihmë adekuate shëndetësore. Njëri nga të lënduarit, banor i Dibrë, që kishte lëndime të rënda, është transportuar në Spitalin e specializuar për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa gruaja nga Novaku, është nën mbikëqyrjen tonë në repartin kirurgjik, por nëse është nevoja edhe atë do ta dërgojmë në institucionin përkatës”, tha Baki Alili për MIA-n.