Aksident i rëndë në Greqi, një i vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre edhe një 3-vjeçare

Një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave, pasditen e së dielës në aksin Selanik-Petritsi.

Marketing

Makina që drejtohej nga 55-vjeçari dhe që po shkonte drejt Kilkisit, u përplas kokë më kokë me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua 44-vjeçare .

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe zjarrfikës, të cilët nxjerrën 55-vjeçarin, i cili u dërgua pa ndjenja në spitalin e Selanikut, ku u konstatua i vdekur.

Drejtuesi 44-vjeçar i makinës tjetër është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Kilkisit. Në makinën që drejtonte ndodhej edhe një 38-vjeçare dhe dy vajza 3-vjeçare . 38-vjeçarja dhe fëmija janë transportuar dhe po trajtohen në spitalin e Selanikut.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe hetimet paraprake po kryhen nga Policia Rrugore e Kilkisit.