Aksident i rëndë në hyrje të Sarajit

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Sarajit më saktësisht tek semaforat ku lidhet autostrada Shkup-Tetovë, informon Klan M.

Marketing

Sipas informacioneve jozyrtare nuk dihet nëse ka persona të lënduar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton se si erdhi deri te aksidenti.

Ndryshe në këtë vend shpesh ndodh që të kemi aksidente të tilla pasi sipas banorëve nevojitet një rrethrotullim që do të pakësonte aksidentet dhe do të lehtësonte trafikun. /KlanMacedonia/

Marketing