Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën 5 të rinj (FOTO)

Një aksident i rëndë  në Itali i ka marrë jetën 5 të rinjve, të moshave nga 17 deri në 22 vjeç. Mediat italiane raportojnë se viktimat janë 4 djem dhe 1 vajzë.

Marketing

Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në rrugën provinciale 45 në komunën Rezzato, në provincën e Brescias.

Mediat italiane shkruajnë se një autobus dhe një makinë janë përplasur dhe për pasojë kanë humbur jetën 5 të rinjtë.

Përplasja ishte aq e fortë sa të rinjtë që udhëtonin të gjithë në një makinë vdiqën në vend.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit ndërhynë në vend për të nxjerrë trupat nga makina.

Viktimat, disa me origjinë të huaj, por të gjithë banues në Valsabbia, udhëtonin për në Brescia me një makinë që u përplas kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.

Mësohet se viktimat ishin tre 20 vjeç të identifikuar si; Dennis Guerra, nga Sabbio Chiese, El Harram Imad, nga Preseglie dhe Natiq Imad, nga Pertica Bassa, 22-vjeçari Natiq Salà, nga Vestone, dhe një vajzë 17-vjeçare, Irene Sala.

I lënduar nga aksidenti ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit, i cili është dërguar në gjendje shoku në spital. Ndërsa autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë që i mori jetën 5 të rinjëve./Opinion.al