Aksident i rëndë në pikën pagesore në Tetovë (foto)

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në pikën pagesore në Tetovë.

Marketing

Dy vetura janë përplasur me njëra – tjetrën, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në mbrojtësen prej betoni para kabinës së punonjësit.

Nga aksidenti ka pësuar edhe një veturë tjetër, e cila është me regjistrim të Ohrit, kurse dy veturat e aksidentuara janë me regjistrim të huaj.

Te vetura e llojit xhip ka qenë vetëm vozitësi, kurse te vetura tjetër mendohet të ketë qenë një guar dhe dy fëmijë.

Jo zyrtarisht tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar në Spital.

Kanë inetervenuar për të nxjerr të lënduarit nga veturat edhe Zjarrfikësit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka filluar hetimin./tvGlobi