Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”, vdesin dy persona

Dy persona humbën jetën tragjikisht paraditen e së hënës në “Rrugën e Arbrit”.

Marketing

Sipas Policisë së Shqipërisë ngjarja ndodhi afër Shkallës së Tujanit, në Tiranë. Në aksident u përfshinë dy automjete, një makinë poste dhe një Golf. Për pasojë, njëra prej mjeteve përfundoi jashtë rruge duke rënë në humnerë. Të dy personat që ndodheshin në mjet mbetën të vdekur.

Ndërsa shoferi i makinës tjetër u dërgua në spital për tretman mjekësor. Gjithashtu, identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë nuk dihen ende.

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën”, tha Policia e Tiranës në një informacion për mediat.