Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë- Ohër, humb jetën një person

Në aksidentin e trafikut që ndodhi rreth një orë më parë në rrugën Kërçovë- Ohër një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Marketing

Aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes mes dy veturave, njëra e tipit “Volfsvagen Pasat” dhe tjetra “Suzuki Maruti”.

Komunikacioni në këtë rrugë është bllokuar dhe ekipet policore po bëjnë vëzhgimi e terrenit.

“Një person ka humbur jetën. Në aksident kanë marrë pjesë dy makina me targa të Kërçovës, njëra Volkswagen dhe tjetra Suzuki. Ka edhe të lënduar tjerë, por për momentin nuk dihet numri i tyre”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.

Marketing