Aksident i rëndë në Shkup, vetura ndahet në dy pjesë, lëndohen rëndë 3 persona

Sot në ora 02:25 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Partizanski Oshdi” dhe “Angel Dinev” në Shkup, në mes të një automjeti të pasagjerëve “Chevrolet” , i drejtuar nga. E.S. me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S (32) nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.A (27) nga fshati Saraj.

Marketing

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ka pësuar edhe pasagjeri i tij I.A (32) nga Lubini, Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Marketing