Aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në ora 3 të mëngjesit, ku një i ri shqiptar nga Shkupi, ka ndërruar në vendngjarje, ndërsa dy bashkudhëtarë tjerë kanë përfunduar të lënduar, shkruan gazeta KOHA.
Viktima është Dren Kadriu, 19-vjeçar, djali i një këngëtari dhe kreatoreje të njohur të Shkupit.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën për Kosovë, ku për shkak të shpejtësisë së madhe, vetura e Drenit e llojit “Mercedes” është përplasur me rrethojën e objektit “Universal Comerc”.
Dy bashkudhëtarët tjerë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes. (koha.mk)