Aksident i rëndë tek deponia në Orllancë të Likovës – ka të lënduar

Një aksident i rrezikshëm raportohet të ketë ndodhur sot pranë deponisë në fshatin orllancë të Komunës së Likovs.

Marketing

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Opel Astra dhe një Shkoda, të cilat janë përplasur përballë njëra-tjetrës.

Njëra nga veturat e përplasura siç duket edhe në pamjet e publikuara nga Qendra për menaxhim me Kriza është djeguar tërësisht.

Nga QMK njoftojnë se dy persona janë lënduar, prej të cilëve njëri në gjendje më të rëndë./KlanMacedonia