Sot afër orës 07:00 në pikën pagesore të autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Është aksidentuar makina Mercedes dhe Tuareg. Deri më tani flitet për një grua që ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe ajo është nga Dibra.
Drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi ka informuar se në këtë spital janë sjellë 4 persona të lënduar, 3 bura dhe një grua.
Personat e hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës janë: Arben Klobuçishta, Mersim Koleci, Arif Koleci dhe Blerime Klobuçishta.
Aksident i rende me pasoja ne njerez ne pike pagesen e Tetoves.
Publiée par Alsat sur Mardi 2 avril 2019