Një tridhjetë e njëvjeçar nga Velesi, i cili po drejtonte një motoçikletë të vogël, ka humbur jetën pasi goditi një veturë në autostradën Shtip-Sveti Nikollë afër fshatit Krividol në Shtip, njofton zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova.
Sipas saj, makina që u përplas me biçikletën ishte me targa të Shkupit,ndërsa në aksident morën pjesë edhe dy automjete të tjera. Lëndime të lehta trupore morën shoferi, i cili drejtonte veturën “Mercedes” dhe dy shokët e tij, të cilët janë të mitur. Ata me ndihmën e ndihmës së shpejtë janë transferua në Spitalin Klinik në Shtip.
Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ka ndodhur për shkak të vozitjes së motoçikletës që ishte pa targa në drejtim të kundërt në autostradë.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga pjesëtarët e SPB-së Shtip dhe prokurori publik.