Aksident i tmerrshëm në magjistralen Kërçovë-Ohër, humb jetën një person

Në magjistralen Kërçovë – Ohër pasditen e djeshme rreth orës 15.00 ka ndodhur një aksident tragjik ku jetën e ka humbur një person.

Marketing

Midis fshatrave Botun dhe Klimeshtani ka ndodhur tragjedia midis një makine me targa të Shkupit e drejtuar nga 55 vjeçari me iniciale P.S nga Shkupi dhe një makinë tjetër po ashtu me targa të Shkupit e drejtuar nga 27-vjeçari me iniciale D.P nga Ohri.

Nga lëndimet e marra nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve personi me iniciale P.S (55).

Policia ka hetuar rastin, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion me urdhër të Prokurorit Publik.

Marketing