Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Rrugën e Kombit. Ngjarja raportohet se ka ndodhi në aksin Milot-Rrëshen, pranë urës së Zogut.

Marketing

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore të specilizuar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.