Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me fatalitet në autostradën”Arbën Xhaferi”, në kilometrin e 24-të në drejtim të Prishtinës, pasditen e së premtes.

Një informacion i këtillë është konfirmuar për Lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Marketing

Krasniqi ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një vetura, ndërsa vdekjen e të ndjerit e kanë konstatuar mjekët.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë)”, njofton Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete. Policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident”.

Marketing